HomeAktuale

Marsh protestues në Bujanoc ndaj vrasjes së Arbenitit

Njoftim i Këshilli Organizativ Dhuna na vret të gjithëve. Para një muaji, shokut tonë ia morën jetën padrejtësisht - nga një dorë po aq e re

Shqipëria po insiston për koalicion gjithshqiptar në Bujanoc
Kumtesë e policisë lidhur me konfiskimin e drogës në Tërrnoc
Pajaziti: Komunalia përgjegjëse për deponinë, tash e tutje dikush duhet të jep llogari

Njoftim i Këshilli Organizativ

Dhuna na vret të gjithëve.

Para një muaji, shokut tonë ia morën jetën padrejtësisht – nga një dorë po aq e re sa e tija. Është tmerrësisht e hidhur dhe e pabesueshme që rinia jonë të shuhet nga dora e vet, që një zemër kaq e re të ndalojë së rrahuri nga një dorë po aq e re.

Humbja e Arbenitit nuk është vetëm e familjes së tij, por është plagë për të gjithë ne, të mëdhenj e të vegjël.

Nuk duhet të lejojmë që cikli i dhunës të vazhdojë të na rrëmbejë. Duhet të çohemi. E të dalim. E të folim. Të mos qëndrojmë më në heshtje – sepse ajo nuk na mbron më; ajo vetëm ushqen padrejtësinë.

Nga Keshilli Organizativ: Shoqêria e Arbenitit

 

Nesër, në orën 14:00, në qendër të Bujanocit, ngrihemi për të thënë mjaft. Për të ndërtuar një shoqëri PA DHUNË, PËR PAQE DHE PËR DREJTËSI.
Për të përkujtuar Arbenitin, një jetë që ndërpreu udhëtimin e vet, por që neve na dha zërin e forcën për ndryshim. 🕊️

COMMENTS