Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtari i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të këshilltarit të

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtari i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të këshilltarit të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Sasha Arsiq, i cili sipas tij po shpërfaq publikisht gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe po nxit tensione ndëretnike.
Në një prononcim të fundit, Arsiq ka akuzuar serbët se po u shesin prona shqiptarëve, duke përmendur edhe emra konkretë, ndër ta edhe kompaninë “Bici”.
Lutfiu rikujtoi se kjo kompani vite më parë i ka dhuruar Komunës së Bujanocit një kamion për mbledhjen e mbeturinave, si dhe se aty punësohen punëtorë nga të gjitha nacionalitetet që jetojnë në komunë.
“Deklarime të tilla nuk i bëjnë nder as vendit, as vetë komunitetit serb”, theksoi Lutfiu, duke shtuar se këshilltarët shqiptarë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, duhet të reagojnë në mënyrë të organizuar kundër fjalimeve të tilla provokuese.
Ai propozoi që, sa herë që Arsiq përpiqet të marrë fjalën në Kuvendin Komunal, këshilltarët shqiptarë të mos lejojnë që zëri i tij të dëgjohet.
COMMENTS