HomeAktuale

Lutfiu një vit nën drejtimin e KKSH-së

Nevzad Lutfiu, ka rritur tashmë një vjetorin në pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ndërkohë, ai ka përshkruar aktivitet kyçe n

Në Zvicër bashkohen shoqatat shqiptare nga Lugina
Pajaziti: Nuk bëhemi pjesë e pushtetit aktual, por synojmë rrëzimin e tij
Vuçiq: Gjendja e Jashtëzakonshme hiqet më 6 maj

Nevzad Lutfiu, ka rritur tashmë një vjetorin në pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ndërkohë, ai ka përshkruar aktivitet kyçe në tremujorin e fundit me institucionin që udhëheq.

Postimi i Lutfiut:

Ky është raporti i katërt i angazhimeve për muajt mars, prill dhe maj.
Për udhëtimet jashtë vendit janë shpenzuar 3039 euro, nga këto 2925 euro janë shpenzuar për qëndrimin tre ditor në Bruksel, ku isha bashkë me deputetin Kamberi dhe dy shoqërues. Udhëtimi është realizuar me veturë dhe në këtë shumë janë paraqitur të gjitha harxhimet (këto mjete janë siguruar nga Qeveria e Kosovës)
Nuk kam pranuar asnjë meditje për këto udhëtime.

Punët e realizuara gjatë kësaj periudhe tre mujore:

-Kemi siguruar 30 bursa për studentët e Luginës së Preshevës për vitin akademik 2024-2025, në 5 universitete të Shqipërisë.

-Kemi shënuar 7 marsin ditën e mësuesit, mirënjohje për veteranët e arsimit dhe falenderim për mësimdhënësit e rinjë.

-Kemi shpërblyer nxënësit shqiptarë që kanë arritur suksese në garat regjionale dhe republikane.

-Kemi hapur thirrjet publike për: studentë, nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind, familjet që i kanë 3 fëmijë në procesin edukativo arsimor, shkollat shqipe dhe Organizatat që i kanë në fokus nxënësit me nevoja të veçanta(në koordinim me Republikën e Kosovës janë hapur thirrjet).

-Kemi inicuar dhe insistuar në hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe tek Çerdhja “Gezimi ynë”, në Bujanoc, dy paralele janë duke u bërë gati.

-Kemi rikthyer organizimin tradicional në Medvegjë “Takimet e vendlindjes”.

-Shtëpinë (shtëpinë bazë të UÇPMB-së) ku është nënshkruar Marrëveshja e Konçulit e kemi shndërruar në muze.

-Kemi ndërmjetësuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes mes partive politike shqiptare për ta ruajtur shumicën shqiptare në Komunën e Bujanocit, në mandatin 2024-2028.

COMMENTS