HomeAktuale

Lutfiu: Në vend të mbrojtjes së Ligjit, emërimi i gjykatësve të rinj po e shkel atë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e dy gjykatësve të rej

PAS SHBA-së, EDHE BRITANEZËT VIZITOJNË BUJANOCIN
Sinani në takime me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës
Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e dy gjykatësve të reja të etnisë serbe në Gjykatën Themelore të Bujanocit.

Lutfiu, me këtë rast, ka cituar fragmente nga Ligji për emërimin e gjykatësve duke theksuar se ai po shkilet nga vet ata që duhet ta mbrojnë.

Postimi i Lutfiut:

Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve.

Institucionet vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën dhe Ligjet.

Në Gjykatën Themelore në Bujanoc do emërohen dy gjykatëse serbe, sipas vendimit të djeshëm,  marr nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Gjatë propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit dhe gjatë zgjedhjes së gjyqtarit është i ndaluar diskriminimi në çdo formë”, precizon Ligji për gjykatës, ku kërkohet të tregohet kujdes i veçantë në përbërjen kombëtare të popullsisë, përfshirjen e duhur të pakicave kombëtare dhe njohjen e terminologjisë profesionale juridike të gjuhës së pakicave kombëtare e cila është në përdorim zyrtar në atë Gjykatë.

Pra, Ligji shkelet pikërisht gjatë përzgjedhjes në pozita të gjykatësve.

Kur janë në pyetje shqiptarët, institucionet nuk i respektojnë as ligjet e veta.

Me që diskriminimi i ka prekur kufijtë e racizmit, do t’i ftoj akterët politik për të diskutuar për situatën në vend.

COMMENTS