HomeAktuale

Lutfiu: Fal senzibilizimit shkolla e Lluçanit po bëhet

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se senzibilizimi permanent ka ndikuar që shkolla në fshatin Lluçan të Bujanocit

Lutfiu: Po punohet për një protestë, me dialog s’po shkon
Diplomati amerikan viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë
“ Komandanti e “ kallke “ Tërnocin, neve na u kalbshin patlixhonat “

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se senzibilizimi permanent ka ndikuar që shkolla në fshatin Lluçan të Bujanocit të renovohet me mjetet e Qeverisë serbe.

Lutfiu ka falenderuar përfaqësuesit ndërkombêtar dhe Trupin Kordinues për mirëkuptimin e treguar.

Postimi i tij:

Qeveria e Serbisë pritet të vendosë për renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan

Pas një sensibilizimi të gjatë të opinionit publik me gjendjen e vështirë të shkollës në fshatin Lluçan dhe pasi ministres së arsimit të Serbisë ia paraqitëm gjendjen e shkollës me fotografi në takimin që patëm, pritet shumë shpejt të vendoset pro renovimit të shkollës fillore e cila ka kushtet ndër më të rëndat në Luginë.

Për mbështetje i falënderoj miqtë tanë ndërkombëtar dhe Trupin koordinues që kanë treguar qasje mjaft konstruktive për realizimin e projektit për renovimin e kësaj shkolle.
Mund të bëjmë punë të mira, duke kërkuar të drejtat që na takojnë.

COMMENTS