HomeAktuale

Lutfiu: Serbët provokuan natën e Krishtlindjeve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, ka thënë sot se natën e Krishtlindjeve, në qendër të Bujanocit, me anë të mbishkrimeve disa

“Ecje në janar në kuadër të Ditêve të Jonuz Musliut “(video)
Konkurs për praktikën profesionale në institucione qëndrore
Të hënën protestë në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, ka thënë sot se natën e Krishtlindjeve, në qendër të Bujanocit, me anë të mbishkrimeve disa serbë kanë provokuar shqiptarët, dhe se për këtë do të kërkojë sqarime nga stacioni policor nëse janë marrë masa ndaj tyre.

Lufiu, këtë ngjarje e krahasoi me shënimin e Ditës së Flamurit kur tha se disa të rinj shqiptarë u dënuan pas defilimit të tyre me motorë dhe flamuj kombëtar.

Postimi i Lufiut:

Më 28 Nëntor me rastin e Ditës së Flamurit disa të rinjë shqiptarë dhuruan një spektakël në qëndër të qytetit, pa e provokuar askënd.
Për atë spektakël u dënuan nga policia.
Kurse në të njëjtën qëndër me rastin e festës fetare, të cilën serbet e festuan në vikendin që shkoj, disa serbë patën mbishkrime provokuese.
Përmes një shkrese do t’i kërkoj informacione stacionit policor se, a janë marrë masa ndaj këtyre personave.
Çfarë albanofobie e pashpjegueshme, që shfrytëzojnë edhe festat fetare për ta shprehur urrejtjen, turp!
Shfrytëzoj rastin, serbëve të cilët bashkëjetesën e shohin si vlerë t’ia uroj festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

 

COMMENTS