HomeAktuale

Takimi Arifi- Mitroviq: A do të hyjë SNS në koalicion?

Sot ka ardhur deri tek takimi i radhës midis kreut të komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe PD-së, Nagip Arifi, dhe liderit të SNS-it në Bujanoc, N

Rexhepi i PVD-së i rikthehet kritikave ndaj PD-së
184 raste të evidentuara deri më tash me Covid në Bujanoc
Havari në rrjetin e ujësjellësit, Tërnoci mbetet pa ujë


Sot ka ardhur deri tek takimi i radhës midis kreut të komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe PD-së, Nagip Arifi, dhe liderit të SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, raporton Bujanovačke, transmeton FOLonline.
Mitroviq ka thënë se takimi është ftuar me iniciativën e PD-së.
„ Qëndrojmë në parimin tonë se 40 % e pushtetit duhet t’i takojë serbëve „, është shprehur Mitroviq, duke shtuar se sot nuk është diskutuar për pozitat konkrete.
Ai ka thënë se Arifi e ka njoftuar se në marrëveshjen për koalicion të subjekteve shqiptare ekziston një pikë e cila parasheh edhe përfshirjen eventuale të subjekteve serbe në qeverisjen lokale.
Ditë më parë, Mitroviq kishte thënë se Nagip Arifi e ka gënjyer kur nuk i’u është përmbajtur marrëveshjes për koalicion PD, SNS, LPD, duke mos e nënshkruar atë në momentet e fundit.

COMMENTS