HomeSport

Limani i gëzohet pa masë përparimit të futbollistëve nga Lugina në Zvicër

Lajmi i madh për Alban Ajdinin nga Tërnoci i cili nënshkroi kontratën profesionale me klubin e njohur zvicerian, Servette, ka ngjallur reagime pozit

Tërnoci-Lugina regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, kthehen gjasat për titull
Junuzi: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve
Jon Daliu, talenti që po shkëlqen në KF Tërnoci  


Lajmi i madh për Alban Ajdinin nga Tërnoci i cili nënshkroi kontratën profesionale me klubin e njohur zvicerian, Servette, ka ngjallur reagime pozitive në Luginë, e sidomos në vendlindjen e tij.
Ish- futbollisti i mirënjohur, Mensur Limani, i’u është gëzuar pa masë përparimit të futbollistëve shqiptarë në Zvicër, veçmas rastit të fundit me Alban Ajdinin.
Në një deklaratë për FOLonline, Limani e ka vlerësuar si lajm të pritur futjen në ujërat profesionale të futbollit, Alban Ajdinin.
„ E kam ndjekur nga afër vendasin tim, Ajdinin. Talent i jashtëzakonshëm, por kjo është pak nga ajo çfarë pritet të tregojë ai. Jam i bindur se do ta shohim në klube të mëdha evropiane „, është shprehur Mensur Limani duke i dëshiruar fat dhe karrierë të bujshme Albanit.
Ndryshe, vet Mensur Limani ka qenë njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit, jo vetëm në Tërnoc e Luginë, por në mbarë botën futbollistike shqiptare.
Me vetëm 16 vjeç debutoi për klubin e njohur Hajdukun nga Spliti.
Përveç Tërnocit ku nisi karrierën dhe klubit kroat, Limani ka luajtur për klubet kosovare, Drita, Drenica dhe Prishtina, për Tiranën në Shqipëri, në Sllovan Bratisllava të Sllovakisë dhe Azal Baku të Azerbejxhanit.

Limani në FC AZAL Baku

Kur ishte në vlugun e karrierës së tij dhe në top formë, Limani pëson një lëndim të rëndë si pasojë e të cilit detyrohet para kohe ta ndërpresë karrierën.
Është futbollisti i parë shqiptarë nga Lugina i cili ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, gjegjësisht seleksionit U 21.
Limani është përkrahës i madh i fitbollistëve tjerë në Zvicër të cilën kanë prejardhjen nga vendlindja e tij, si Gjelbrim Taipi, Samir Ramizi…
Është mik i ngushtë i yllit tonë dhe përfaqësuesit në Kombëtaren e Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Shpeshherë Limanin e kemi parë në VIP zonat e stadiumeve, jo vetëm të Atalantës ku perfomon Gjimshiti por edhe anekënd Evropës.
Mensur Limani për momentin jeton dhe vepron në Zvicër duke qenë një afarist i suksesshëm por aspak duke mos i’u ndarë futbollit.

COMMENTS