HomeNë fokus

Lajçaku pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Të drejtat e minoriteteve, kyçe në procesin e integrimit evropian

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të drejtat e minoriteteve janë çështje kyçe në pr

Kamberi dhe Rexhepi takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së
Kush u zotua për dhe po punon kundër “Alternativës shqiptare demokratike – Lugina e bashkuar”
TËRNOCI STARTON ME FITORE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të drejtat e minoriteteve janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.

Deklaratën e ka dhënë pas takimit që pati me përfaqësues të Luginës së Preshevës. Ai e ka quajtur të dobishëm takimin me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSH, Nevzad Lutfiu.

“Diskutuam për tema të rëndësishme, përfshirë të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, që janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçaku në Twitter, transmeton FOLonline,  për takimin me Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ndërkaq gjatë ditës, përfaqësues të Luginës së Preshevës thanë se Lajçakun e kanë njoftuar për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës dhe për mosgatishmërinë e Serbisë për t’i integruar shqiptarët në institucione shtetërore.

COMMENTS