HomePolitikë

Kuvendi i Serbisë miraton përbërjen e komisioneve parlamentare

Kuvendi i Serbisë ka miratuar sonte propozimvendimin për zgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve parlamentare. Për propozimi

Preshevarët e largojnë Tërnocin nga titulli
Inicohet projekti “Hambari i Luginës”, prezent edhe kryetari Pajaziti
Detaje për protestën e nesërme në Preshevë

Kuvendi i Serbisë ka miratuar sonte propozimvendimin për zgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve parlamentare.

Për propozimin kanë votuar 133 deputetë, kundër 93, ndërsa tre deputetë nuk kanë votuar.

Siç ka raportuar gjatë ditës FOLonline, në përbërjen e komisioneve parlamentare janë përfshirë edhe dy deputetët shqiptarë, Shaip Kamberi dhe Visar Memeti.

Miratimi i këtij vendimi erdhi pas një debati disaorësh, të shoqëruar me përplasje ndërmjet deputetëve të shumicës së re parlamentare dhe atyre të opozitës.

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, e cila ka nisur më 17 nëntor, do të vazhdojë nesër, me fillim në orën 10:00.

COMMENTS