HomeMagazinë

Kurorëzohet Kapiteni i KF “Tërnoci”

Kapiteni i Klubit Futbollistik Tërnoci, Bujamin Xhemaili, edhe zyrtarisht i ka dhënë fund sot beqarisë. Qendërsulmuesi nga Bilaçi, përmes profi

Vulin vazhdon fyerjet ndaj shqiptarëve: Me qenë “Šiptar” nuk është turp
Arifi: Turp për Kamberin dhe Lutfiun, asnjë fjalë për pasivizimin para Vuçiqit
KSHL kërkon rivotim në Tërrnoc

Kapiteni i Klubit Futbollistik Tërnoci, Bujamin Xhemaili, edhe zyrtarisht i ka dhënë fund sot beqarisë.

Qendërsulmuesi nga Bilaçi, përmes profilit të tij në Facebook ka postuar disa fotografi duke vënë nënshkrim me të fejuarën e tij Artën nga Presheva mbi dokumentin i cili shënon vënien e kurorës.

Pas këtij akti solemn, çifti ka realizuar disa foto të cilat kanë marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e tyre.

Tashmë ata kanë përcaktuar edhe datën e dasmës për pjesën e parë të muajit gusht.

Golashënuesi më i mirë i kampionatit të sapopërfunduar, “Buja”, jetën bashkëshortore do ta nis në Zvicër ku e dashura e tij jeton prej vitesh.

Mungesa e Xhemailit do të jetë një hendikep i madh për KF Tërnoci i cili nga sezoni i ardhshëm garon në nivel më të lartë garash.

COMMENTS