HomePolitikë

KRZ nuk pranon ankesën e KSHL-së për rivotim në Tërrnoc

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës -KSHL për rivotim në Tërrnoc. Pas vendimit k

Reciprociteti: Për shtetasit e Serbisë tani duhet “fletë-deklarim” për të hyrë në Kosovë
Pajaziti: Krerët e Bujanocit nuk kanë ditur të menaxhojnë projektet e mëdha
Komuna e Bujanocit bëhet me endokrinolog

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës -KSHL për rivotim në Tërrnoc.

Pas vendimit ka reaguar edhe Shtabi Zgjedhor i KSHL-së të cilin vendimin e ka quajtur skandaloz dhe të motivuar politikisht.

Poashtu, KSHL ka paralajmëruar ankesë edhe në Gjykatën Administrative.

Reagimi i KSHL-së

SKANDALOZE

Komisioni Republikan Zgjedhor sonte përfundimisht e ka dëshmuar që është organ krejtësisht politik duke e hedhur poshtë Kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për të rivotuar në Tërnoc.

Edhe pse argumentet e Koalicionit ishin të mjaftueshme dhe të dokumentara, KRZ me vendim politik vendosi në kundërshtim me ligjin dhe rrespektimin e procedurave.

Pas zgjedhjeve të 28 Prillit, kur Koalicioni kishte siguruar një mandat deputeti, KRZ me argumente të njejta të SPS kishte anuluar zgjedhjet dhe e kishte dërguar vendvotimin nr 6 në rivotim. Sot, me të njejtat argumente, ata marrin vendim ndryshe.

Sot vendosën në bazë të nevojave të tyre politike duke treguar edhe një herë që Ligji i vetëm që ata respektojnë është Parlamenti pa shqiptarë.

Beteja e Koalicionit do të vazhdojë edhe në Gjykatën Administrative nga e cila nuk pritet që të mungojnë ndikimet politike të partisë shtet.

Shtabi zgjedhor

COMMENTS