Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka certifikuar listën zgjedhore „Lëvizja e Progresit Demokratik – Shqiprim Musliu“, për zgjedhjet e anëtar

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka certifikuar listën zgjedhore „Lëvizja e Progresit Demokratik – Shqiprim Musliu“, për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), që do të mbahen më 8 nëntor 2026.
Lista, e cila bart emrin e kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Shqiprim Musliut, përfshin gjithsej 29 kandidatë, aq sa është edhe numri i anëtarëve të KKSH-së që do të zgjidhen në këto zgjedhje.
Përveç Shqiprim Musliut, ekonomist i diplomuar nga Konçuli, në listë janë përfshirë kandidatë me profesione dhe përvoja të ndryshme. Ndër ta janë Naim Kamberi, profesor i biologjisë nga Corrotica, Donika Bujupi Bisljimi, master i pedagogjisë nga Samolica, Arbresha Bici Bajrami, ekonomiste e diplomuar nga Corrotica, si dhe Edmond Isufi, jurist nga Turi.
Lista përfshin gjithashtu profesionistë nga fusha e mjekësisë, arsimit, ekonomisë dhe drejtësisë. Në mesin e kandidatëve janë Qibrije Veliu, infermiere nga Rainca, Driton Aliu, profesor i edukatës fizike nga Presheva, Shpend Berisha, master i shkencave kompjuterike nga Presheva, si dhe Egzon Ibiši, mjek i përgjithshëm nga Samolica.
Në listë figurojnë edhe kandidatë nga vendbanime të tjera të Luginës së Preshevës, përfshirë Bujanocin, Miratocin, Bilaçin, Bukurocën, Dobrosinin, Rahovicën, Letovicën dhe Tërnavën.
Zgjedhjet e 8 nëntorit do të përcaktojnë përbërjen e re të KKSH-së, institucionit që ushtron kompetenca në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
LPD dhe PDSH arritën marrëveshje për koalicion
Disa ditë më parë, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) arritën marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Sipas marrëveshjes, bartës i listës është Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së. Marrëveshja mes dy subjekteve politike përbën një nga zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të 8 nëntorit, në të cilat do të zgjidhen 29 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Lista e plote e kandidateve:
https://www.rik.parlament.gov.rs/extfile/sr/files/additionalDocuments/786/800/Izborna%20lista%20Pokret%20za%20demokratski%20progres.doc
COMMENTS