Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një takim me Arbër Ismailin, i cili është kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilani

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një takim me Arbër Ismailin, i cili është kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga LDK.
Në një postim në rrjete sociale, Pajaziti e ka vlerësuar lart kandidatin gjilanas, duke e cilësuar si një personalitet me shumë vlera, human, të dashur e të kulturuar, si dhe profesionist të përkushtuar e qytetar të respektuar.
“Arbëri gjithmonë ka ditur të jetë pranë njerëzve. I uroj shumë suksese në këtë rrugëtim!”, ka shkruar Pajaziti.
P Ky takim shihet si shenjë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes përfaqësuesve politikë e institucionalë në rajon.
COMMENTS