Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ngritur alarmin për vazhdimin e procesit të pasivizimit të adresave në komunat me sh

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ngritur alarmin për vazhdimin e procesit të pasivizimit të adresave në komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Më datë 04.08.2025, i kërkova qasje në informacione stacioneve policore në Bujanoc dhe Preshevë, me pyetjen: Sa adresa janë pasivizuar në këto dy komuna, nga janari deri në korrik 2025? Përgjigjen me shkrim e mora dje: gjatë periudhës së lartpërmendur, në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa”, ka shkruar Lutfiu.
Ai ka shprehur dyshime mbi saktësinë e të dhënave për Bujanocin, duke shtuar se është “në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar”.
“Sidoqoftë, në total, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar 200 adresa”, thekson Lutfiu.
Duke e cilësuar këtë proces si diskriminues dhe të rrezikshëm, ai e ka quajtur “racizëm, një spastrim të pastër etnik” dhe u ka bërë thirrje partive dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë për unitet:
“U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar”, është shprehur Lutfiu.
COMMENTS