"Ministri i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Zhvillim të Barabartë Regjional Edin Gjerlek është pritur sot nga kryetari i komunës së Bujanoci
“Ministri i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Zhvillim të Barabartë Regjional Edin Gjerlek është pritur sot nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Kryetari Arifi falemnderoi ministrin Gjerlek për interesimin e treguar për Komunën e Bujanocit duke kontribuar në ndarjen e mbi 8 milionë dinarëve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.
“Pas takimit me kryetarin, ministri Gjerlek i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Sali Salihi, kryeshefja e drejtoratit për investime Fazila Azemoviq dhe këshilltari i Kuvendit Komunal Adem Salihu përuruan 10 rrugë lokale, kryesisht në vendbanimet me popullësi rome.
Vlera e përgjithshme e këtyre investimeve kap shumën prej 10.509.051,72 dinarë, kurse participimi i Zyrës për Zhvillim të Barabartë Regjional është 8.336.067,00 dinarë”, thuhet në njoftim.
“Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën rrugore, por edhe në projekte tjera për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht nacionalitetit”, përfundon njoftimi i komunës.
COMMENTS