HomeNë fokus

Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi

Ministrja kosovare e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot deputetin popullor, Shaip Kamberi. Me këtë rast, kryediplomatja Hara

Homazhe tek lapidari (foto)
Çfarë ka ndodhur me oraret dhe stafin në shtëpinë e shëndetit?
Pajaziti për vikend në Ulqin me futbollistë, çiklistë…


Ministrja kosovare e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot deputetin popullor, Shaip Kamberi.
Me këtë rast, kryediplomatja Haradinaj ka vlerësuar lartë rolin e Kamberit në parlamentin republikan duke e quajtur flamurtar të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Postimi i plotë i ministres Haradinaj:

Nder i veçantë të takoj sot z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, flamurtar i të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve në Serbi, e zëri i fuqishëm i Luginës për barazi, drejtësi e të drejta të plota.


Me Z. Kamberi biseduam për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, për të drejtat e përfaqësimit politik në nivel lokal e qendror, për të drejtën për arsim në gjuhën amtare, për mundësi të rritjes profesionale e për ushtrim të lirë të ndjenjës kombëtare. Është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për Luginën dhe shqiptarët në Serbi, e përmes nismave të fundit, ne do t’u gjindemi bashkëkombasve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej.
E palëkundshme është puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit. I shpreha Z. Kamberi gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi të vazhdueshëm në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të bashkëkombasve tanë.
Kosova është e drejtë dhe e fortë, dhe pakundërshtimisht e vendosur për të vulosur drejtësinë për popullin dhe qenësinë e saj, e për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Serbi.


Duke i dhuruar librin emblematik të ish ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit heroinës së ndjerë, Fetnete Ramosaj me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’ dhe ornamentin e punuar nga motrat tona, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, i premtova z.Kamberi se do të jemi përkrah njëri tjetrit në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve.

COMMENTS