Pas takimeve me ambasadorin e OSBE-së dhe atë të Gjermanisë, drejtuesit e komunës së Preshevës kanë takuar në Beograd edhe ambasadorin e Turqisë,
Pas takimeve me ambasadorin e OSBE-së dhe atë të Gjermanisë, drejtuesit e komunës së Preshevës kanë takuar në Beograd edhe ambasadorin e Turqisë, Hami Aksoy.
Lidhur me takimin, faqja zyrtare e komunës së Preshevës në Facebook ka shpërndarë këtë njoftim për opinion:
🇹🇷 Takim i frytshëm me Ambasadorin e Turqisë z.Hami Aksoy.
Në kuadrin e vizitave zyrtare, Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Sami Salihu, Zëvendës kryetarin Almin Shaqiri dhe Shefin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Driton Bina, zhvilluan takim të dobishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit me aleatët turq.
U diskutua gjerësisht, për mundësitë e fuqizimit të sferës ekonomike, përmes investimeve nga Turqia.
Ndër të tjera, u cilësua si shumë e nevojshme krijimi i rrethit të investitorëve potencial, të gatshëm të sjellin investime konkrete në Preshevë.
Mirënjohje për Turqinë e gatshme, për bashkëveprim në avancimin e objektivave për zhvillim ekonomik.🙏🏼
COMMENTS