HomeAktuale

Krejt çka ndodhi sot në selinë e PD-së

Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, Partia Demokratike -PD, sot kishte hapur dyert për subjektet politike shqiptare për takime konsultative lidh

Ambasada e SHBA’së në Beograd për “shiptari”-n e Vulinit: Ne dimë për rreziqet e shkaktuara nga fjalimet fyese
Flamuri do të valojë nesër në Bujanoc por shkaku i pandemisë nuk ka manifestim
Kamberi në takim me ambasadorin e BE-së në Serbi

Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, Partia Demokratike -PD, sot kishte hapur dyert për subjektet politike shqiptare për takime konsultative lidhur me mundësitë e formimit të koalicionit qeverisës lokal në Bujanoc.
Në bazë të ftesave të pranuara një ditë më herët, Partia për Veprim Demokratik-PVD, ishte e para që nisi serinë e takimeve, shkruan FOLonline.
Një bisedë e cila nuk zgjati edhe aq shumë u tha se ishte konstruktive.
Kështu deklaruan pas takimit Sali Salihi i PD-së dhe Burhan Halili i PVD-së.

Palët u dakorduan që të takohen përsëri të hënën me qëllim të përafrimit të qëndrimeve rreth koalicionit paszgjedhor.
Në takim nuk është kontestuar se pozita e kryetarit të komunës duhet t’i takojë partisë fituese, PD-së.
Pas bisedave me PVD-në, PD në selinë e saj priti delegacionin e LPD-së e cila në zgjedhjet e të dieles siguroi 4 mandate në përbërjen e re të Kuvendit Komunal.
Kjo e fundit, përmes një kumtese për opinion është shprehur se bisedimet rreth koalicionit do të vazhdojnë në fillim të javës së ardhshme me qëllim të harmonizimit të programeve.
LPD ka thënë se e mbështet krijimin e koalicionit nga shumica shqiptare.
Një gjë të tillë e përkrah edhe Alternativa për Ndryshim.
Ky subjekt politik sot nuk shkojë në takim në zyret e PD-së, por me anë të një përgjigje zyrtare ndaj ftesës, tha se e përkrah koalicionin gjithëpërfshirës shqiptarë.
APN madje u deklarua e gatshme që pa asnjë pozicion t’ja sigurojë mbështetjen subjekteve shqiptare nëse ato sigurojnë të paktën 18 vota.
“ Kauza jonë mbetet e njejta si gjatë fushatës zgjedhore, 21-shi shqiptarë “, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e APN-së.

 

COMMENTS