HomeNë fokus

Kosova e përkushtuar për mbështetje të aktiviteteve kulturore dhe sportive në Luginë

Zëvendës ministrja kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka qëndruar sot në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ku është takuar me

Shërbimi i zjarrëfikësve: Zjarri në Corroticë ende nuk është lokalizuar, ekipet janë akoma në terren
Gjuha fyese e Vulinit, reagon Kamberi
Nesër përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në 9 vendvotime në Bujanoc, liderët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive

Zëvendës ministrja kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka qëndruar sot në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ku është takuar me përfaqësues të klubeve dhe organizata që përkojnë me punën e kësaj ministrie, por edhe me përfaqësues institucional, shkruan FOLonline.

Osmani ka shkrepur një fotografi në Medvegjë të cilën e ka shpërndarë përmes profilit të saj në Facebook, duke nënvizuar se ndodhet në tokën e të parëve.

Zyrtarja kosovare gjatë tërë kohës ka qenë e shoqëruar nga këshilltari politik i zv/kryeministrit të parë Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi.

Në Bujanoc, zëvendësministrja ka zhvilluar një bisedë me deputetin popullor, Shaip Kamberi, si dhe me drejtues e lojëtarë në Klubit Futbollistik Tërnoci, Klubit Basketbollistik Elita si dhe Klubit të Volejbollit Flaka.

Me këtë rast, Osmani ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së saj por edhe të ekzekutivit kosovar në përgjithësi për të mbështetur sportin e Luginës.

Në Preshevë, ndërkaq, zv/ministrja Osmani ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi dhe kryetaren e komunës, Ardita Sinani.

„Ky është një hap drejt krijimit të mundësive të reja për të rinjtë, promovimit të trashëgimisë sonë kulturore dhe unitetit kombëtar.

Më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Luginë“, ka shkruar pas takimit kryetari i KKSH, Rezhepi.

COMMENTS