HomeNë fokus

Kordinatori i Zyrës për të Rinj në gjykatë, akuzon PVD-në

Koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Fatlum Kadriu, ka reaguar publikisht pas paraqitjes së tij sot në gjykatë si i dyshuar për kundërvajt

Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante
Shënon Taipi në fitoren e Skënderbeut ndaj Partizantit
“Bujanoci si Las Vegasi”

Koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Fatlum Kadriu, ka reaguar publikisht pas paraqitjes së tij sot në gjykatë si i dyshuar për kundërvajtje, duke e cilësuar rastin si presion dhe hakmarrje të pastër politike nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).

Sipas Kadriut, procedura gjyqësore nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit, por lidhet me heqjen e një panoje propaganduese politike nga një ndërtesë në qendër të Bujanocit dhe zëvendësimin e saj me një mural shumëngjyrësh artistik, i realizuar nga Zyra për të Rinj dhe pa asnjë përmbajtje politike apo partiake.

Ai thekson se për tre vite me radhë, pas zgjedhjeve për Këshillin Nacional të vitit 2022, në të njëjtën ndërtesë ka qëndruar pa asnjë pengesë një poster i kandidatit të PVD-së, pa reagim nga institucionet kompetente. Reagimi i policisë dhe gjykatave, sipas tij, ka ndodhur vetëm pasi hapësira u lirua nga propaganda politike dhe u shndërrua në një mural artistik, me pëlqimin e shumicës së banorëve.

Kadriu vlerëson se fletparaqitja ndaj tij është e dirigjuar politikisht dhe përfaqëson një përpjekje për frikësim dhe ndëshkim të punës së Zyrës për të Rinj. Ai akuzon strukturat lokale të PVD-së për keqpërdorim të afërsisë me institucionet shtetërore, duke i shndërruar ato në instrumente të përballjes politike.

“Është alarmante që në mungesë të ideve, programeve dhe mbështetjes qytetare, një subjekt politik zgjedh të luftojë përmes policisë, prokurorisë dhe gjykatave”, thuhet në reagimin e tij.

Kadriu shprehet i bindur se e drejta është në anën e tij dhe se ky proces nuk do ta ndalë angazhimin e tij për të rinjtë dhe komunitetin lokal. Përkundrazi, ai thekson se këto veprime e motivojnë të vazhdojë edhe më fuqishëm punën e nisur, ndërsa përgjegjësinë morale dhe politike për këtë rast ia atribuon atyre që, sipas tij, kanë zgjedhur frikësimin dhe keqpërdorimin e shtetit si mjet politik.

COMMENTS