Kongresmenët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam gjatë mesjavës do të qëndrojnë në Luginë. Me këtë rast, ata do të takojnë drejtues të

Kongresmenët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam gjatë mesjavës do të qëndrojnë në Luginë.
Me këtë rast, ata do të takojnë drejtues të institucioneve dhe përfaqësues politikë.
Kongresmeni Keith Self, republikan nga shteti i Teksasit dhe kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, është një nga politikanët amerikanë që së fundmi ka ngritur në Kongres çështjen e shqiptarëve të Luginës. Ai ishte ndër iniciatorët e projekt-rezolutës dhe kërkesave për raportim lidhur me diskriminimin, pasivizimin e adresave dhe të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë.
Ndërkohë, Suhas Subramanyam, kongresmen demokrat me prejardhje indiane, njihet për angazhimin e tij në çështje të të drejtave civile dhe komuniteteve në SHBA.
Gjatë qëndrimit në Luginë delegacioni do të shoqërohet edhe nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Beograd.
Ndërkohë, FOLonline merr vesh se kongresmenët amerikanë përveç se në Luginë do të realizojnë edhe vizita tjera në Ballkanin Perëndimor.
Sot dhe nesër ata do të qëndrojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë ku kane paraparë takime me drejtuesit shtetëror dhe të entiteteve.
COMMENTS