HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit ndërton katër kënde të reja të lodrave

Komuna e Bujanocit ka siguruar 7 milionë dinarë për ndërtimin dhe rregullimin e katër këndeve të lodrave në katër fshatra të komunës, përmes mbësh

Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura
33 të punësuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, po shqiptarë?
Ja përse sivjet nuk ka shkuarje në Haxh për shtetasit e Serbisë

Komuna e Bujanocit ka siguruar 7 milionë dinarë për ndërtimin dhe rregullimin e katër këndeve të lodrave në katër fshatra të komunës, përmes mbështetjes së Kabinetit të Ministrit për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se investimet në hapësirat rekreative për fëmijët do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë realizuar me sukses dy kënde të lodrave, ndërsa këtë vit do të ndërtohen edhe katër të tjera, me synimin që çdo fshat i komunës së Bujanocit të ketë të paktën një hapësirë të rregulluar dhe të sigurt për lojën e fëmijëve.

Pajaziti theksoi se krijimi i kushteve më të mira për fëmijët mbetet një nga prioritetet e komunës, duke nënvizuar se ata meritojnë ambiente të sigurta, funksionale dhe të bukura për zhvillimin dhe argëtimin e tyre.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rekreative në zonat rurale të komunës.

COMMENTS