HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit bëhet me endokrinolog

Në lëminë e specialistëve të shëndetësisë, komuna e Bujanocit sot është pasuruar me një kuadër të ri. Më saktësisht, tash e tutje Bujanoci do t

Lutfiu: Ja përse protestojmë, pasivizimi, integrimi….
Fejtoni: Një tregim serbo- shqiptar: Marrëveshja e Kumanovës dhe formimi i ZTS-së (Pjesa 20)
Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024

Në lëminë e specialistëve të shëndetësisë, komuna e Bujanocit sot është pasuruar me një kuadër të ri.

Më saktësisht, tash e tutje Bujanoci do të ketë një endokrinolog falë Almedin Ramizit i cili me sukses sot prërfundoi provimin specialistik.

Lajmin e bëri të ditur vet Ramizi përmes një postimi në Facebook:

 

Të nderuar, sot me datë 15.04.2022, para komisionit vlerësues në përbërje:

Prof. dr. Florian Toti

Ass. dr. sci. Merita Emini                                                                                                                                    Prof. ass. Zana Vela                                                                                                                                              Me sukses përfundova provimin specialistik me ç ‘rast fitova titullin Endokrinolog.

Falënderoj shumë komisionin vlerësues për korrektësinë.

Gjithashtu falënderoj shumë mentoren time klinike Dr. Nadije Morina Kuçi për këshillat dhe përkrahjen profesionale gjatë këtyre viteve. Falenderim i veçantë për Dr. Bardhyl Gashi për përkrahjen dhe shtytjen në sferën profesionale.

I falenderoj të gjithë emër për emër Endokrinolog/e, Specializant/e, Infermier/e, për durimin, mirëkuptimin dhe për çdo gjë që më mësuan dhe këshilluan gjatë këtij rrugëtimi.

Nga zemra lutem për shpirtin e Babit tim të ndjerë që sot do t’i gëzohej shumë këtij lajmi. Falënderues nga zemra për Nënën Time të dashur, për bashkëshorten Dulinen dhe djemtë Unejsin dhe Unikun të cilët më mirëkuptuan dhe më mbështetën në vazhdimësi. Falënderim dhe mirënjohje vëllaut dhe motrës që gjithmonë më qëndruan afër gjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit familjarë, shok e koleg të dashur!

Zoti ju bekoftë!

COMMENTS