HomeNë fokus

KKSH: Na është ulur buxheti

KKSH ka njoftuar sot se nga ana e ministrisë përkatëse i është ulur buxheti për këtë vit kalendarik. Njoftimi i KKSH: Këshilli Kombëtar Shqi

Partia Demokratike dërgon ftesat për bisedime rreth koalicionit
Trupi Kordinues shpall konkurs për ndërmarrësit
Vulinit i jepet e drejtë për termin “šiptari”, Kamberi paralajmëron institucionet ndërkombëtare

KKSH ka njoftuar sot se nga ana e ministrisë përkatëse i është ulur buxheti për këtë vit kalendarik.

Njoftimi i KKSH:

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj vendimit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, ku me anë të këtij vendimi Qeveria e Serbisë në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë me mbi 1 milion dinarë.
Buxheti për institucionin tonë duhej të rritej si pasojë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, por ka ndodhur e kundërta.
Kjo e vështirëson edhe më shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, prandaj kemi informuar për këtë Vendim edhe ndërkombëtarët.
Ne ju premtojmë se ky kërcënim nuk do të na zmbrapsë, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky me të cilat ne shqiptarët e Serbisë ndeshemi çdo ditë!

Shërbimi informativ i KKSH
05.02.2024

COMMENTS