Këshilli Kombëtar Shqiptar- KKSH monitorim ndërkombëtar të regjistrimit të popullsisë në Medvegjë për shkak të mangësive të ndryshme rreth këtij p
Këshilli Kombëtar Shqiptar- KKSH monitorim ndërkombëtar të regjistrimit të popullsisë në Medvegjë për shkak të mangësive të ndryshme rreth këtij procesi.
Kryetari i këtij organi, Ragmi Mustafi, përmes Facebookut ka sqaruar se për çka bëhet fjalë.
Postimi i Mustafit:
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR KËRKON MONITORIM NDËRKOMBËTAR NË PROCESIN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË KOMUNËN E MEDVEGJËS
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar monitorim ndërkombëtare dhe të pavarur të procesit në komunën e Medvegjës, për shkak mangësive dhe mosrealizimit në tërësi të normave mbi regjistrimin e popullsisë.
Pas refuzimit të kreut komunal të Medvegjës për t’i dhënë zgjidhje kërkesave tona dhe angazhimit të Misionit të OSBE-së, BE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Komuna e Medvegjës ka të angazhuar vetëm 3 shqiptar nga 21 regjistrues.
2 nga regjistruesit që njohin gjuhen shqipe nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare ku është e koncentruar.
Komuna e Medvegjës nuk ka siguruar asistent gjuhësor për vendbanimet shqiptare.
Sipas informacioneve tona regjistruesit nuk janë duke e kryer regjistrimin sipas rregullave dhe sipas të dhënave që i japin respodentet.
Komisioni lokal i regjistrimit nuk zbaton direktivat e Entit Republikan për Statistika.
Nuk përfillë kërkesat e anëtares se Komisionit lokal për regjistrim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Nuk përfill kërkesat e regjistruesve qe njohin gjuhen shqipe, që të njëjtit te vendosen në vendbanimet ku shqiptaret janë të koncentruar.
Kjo qasje e Komisionit lokal të regjistrimit rrezikon procesin e regjistrimit të popullsisë pas dy dekadash të komunitetit shqiptar në Komunën e Medvegjës.
Kërkesa për monitorim të pavarur e ndërkombëtar, që të regjistrohen të gjithë shqiptarët, duke mos lejuar manipulimin me shifra në Medvegjë i është dërguar misioneve diplomatike të OSBE-së, BE-së, UN-it, USA, Gjermanisë, Francës, etj!
Mbetemi të përkushtuar që ky proces te nxjerrë numrin e saktë dhe të vërtetë të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë!!!
COMMENTS