HomeAktuale

Këshilli Komunal aprovon buxhetin për vitin 2025, vlera pak më shumë se 1.4 miliardë dinarë

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit, nën udhëheqjen e kryetarit, Arbër Pajaziti, ka aprovuar sot vendimin mbi buxhetin e vitit 2025 i cili ësh

Aksioni për dhurimin e gjakut në Bujanoc, pjesëmarrës edhe kryetari Pajaziti
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)
KKSH publikon listat preliminare të dy konkurseve

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit, nën udhëheqjen e kryetarit, Arbër Pajaziti, ka aprovuar sot vendimin mbi buxhetin e vitit 2025 i cili është paraparë të jetë pak më tepër se 1.4 miliardë dinarë, raporton FOLonline.

Në vendimin e aprovuar figuron se, përveç pagave të të punësuarve, pjesa më e madhe e mjeteve do të dedikohet për arsimin fillor, rreth 222 milionë dinarë. Pak më shumë se 190 milionë parashihen për arsimin parashkollor, ndërsa rreth 78 milionë për arsimin e mesëm.Reth 116 milionë janë paraparë për infrastrukturën rrugore.

10.500.000 dinarë parashihen për subvencionimin e bujqëve, 10 milion për bizneset lokale, 8 milion për klubet sportive, 3 milion për KKSH-në, 3 milion për informim, 1 milion për OJQ-të, mbi 6 milion për bashkësitë lokale, 4.5 milion për bashkësitë fetare, etj.

Vendimi përfundimtar për buxhetin e vitit 2025 duhet të merret në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, me gjasë këtë të premte.

COMMENTS