HomeAktuale

Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon kujdes dhe profesionalizëm nga policia në Preshevë e Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në stacionet policore të Preshevës dhe Bujanocit, me qëllim

Zyrtare: Tërrnoci shkon në rivotim përsëri (dokument)
PD fillon fushatën zgjedhore
PVD për inicimin e koalicionit paszgjedhor me LPD-në, PD-në dhe PDSH-në, pa APN-në

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në stacionet policore të Preshevës dhe Bujanocit, me qëllim që organet e rendit të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të perceptohet si hakmarrje apo diskriminim ndaj qytetarëve shqiptarë, pas festimeve për fitoren e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.

Në kërkesën e tij, Rexhepi thekson se festa dhe gëzimi për Kombëtaren janë shprehje e krenarisë dhe identitetit kombëtar, e jo rrezik për rendin publik, duke kërkuar që institucionet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm dhe pa paragjykime.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër, për të siguruar që të mos ketë trajtim të padrejtë apo selektiv ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginë.

COMMENTS