Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani të bëra në seancën e KK
Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani të bëra në seancën e KK-së..
Këto deklarime të Sinanit, F.G. i APN i ka qujatur si shpifje, njollosje ndaj çdo këshilltarejep, anëtare dhe simpatizuese të Ndryshimit por edhe ndaj çdo punonjëse të Administratës Lokale dhe në përgjithësi femrës shqiptare.
Në vazhdim reagimi i plotë i Forumit të Gruas të APN-së:
Arditë,
Siç duket panika e dështimit në qeverisjen komunale po ju bën të flisni pa menduar e analizuar mirë atë që doni të thoni në të vërtetë. Sot, ju gabuat shumë rëndë në atë se çfarë deklaruat mbi qeverisjen e APN-së duke shpifur e tentuar të njollosni çdo këshilltare, anëtare dhe simpatizuese të Ndryshimit.
Qasja juaj sot, tregon urrejtjen që keni ndaj nesh dhe dëshmon njëherë e mirë se ju nuk jeni kryetare e të gjithë banorëve të komunës por klienteliste dhe përçarëse.
Forumi i Gruas i Alternativës Për Ndryshim me shqetësim të lartë dëgjoi shpifjen dhe njëllosjen që drejtuat nga Kuvendi Komunal ndaj çdo gruaje këshilltare dhe punonjëse të administratës komunale në qeverisjen e APN-së. Duke mos dashur të përdorim të njejtën kulturë të gjuhës, ne kërkojmë nga ju që të deklaroheni në falje publike dhe të distancoheni nga shpifja juaj e pabazë dhe shumë e rëndë jo vetëm për ne që jemi brenda APN-së por edhe për çdo grua tjetër në komunën tonë.
A nuk menduat fare në lidhje me pozitën tuaj dikur që punonit në kabinetin e Riza Halimit, apo pozitën që keni sot, ose edhe kabinetin tënd të punës? Para se gjithash, je e jemi vajza, motra, grua e nënë e dikujt, andaj tentimi për prishje imazhi nuk do të lejohet asnjëherë ndaj nesh.
Përmes këtij reagimi, dëshirojmë t’ju njoftojmë se (edhe pse jeni në dijeni) Forumi i Gruas i Alternativës Për Ndryshim, që nga themelimi i saj ka bërë kthesë historike në përfaqësimin e gruas në politikë, si në menaxhim, udhëheqje e përfaqësim dinjitoz brenda dhe jashtë vendit gjë për të cilën lirisht mund të themi se kemi qenë model edhe për shumë gra të tjera në Komunë të Preshevës.
Andaj, një kërkim falje publike sot do të ishte më e pakta dhe njerëzorja që do të duhej ta bëni.
Preshevë,
18 qershor, 2021
Forumi i Gruas – APN
COMMENTS