HomeNë fokus

KDNJ: Të rinjtë e Luginës, pak njohuri për marrëveshjet Kosovë – Serbi 

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, sot në Bujanoc, ka prezentuar analizën e anketës mbi qëndrimet e të rinjëve nga Lugina e Preshevës rret

Këto janë vendet e rezervuara për specializimin e mjekëve nga Lugina
Vendim turpërues i Prokurorisë Themelore në Vranjë: Sramna odluka Osnovnog javnog tužilaštva u Vranju
Veteranët e UÇPMB-së presin drejtuesite PSD-së

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, sot në Bujanoc, ka prezentuar analizën e anketës mbi qëndrimet e të rinjëve nga Lugina e Preshevës rreth marrëdhënieve Kosovë – Serbi, sipas marrëveshjeve të Brukselit.
Duke paraqitur mostrën, Agon Islami, koordinator i projektit, shpërfaqi se e përbashkëta e tri etnive (shqiptare, serbe dhe rome) sihte që nuk kanë shumë njohuri rreth marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbië në dialogun e Brukselit.

Sipas anketës, 35% e të rinjve nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nuk e dinin se ç’përmbajnë ato marrëveshje, përderisa 27% e të rinjve deklaruan se e dinin se këto marrëveshje kanë të bëjnë me zgjedhjen e problemeve ndërmjet Serbisë         dhe Kosovës.

Marrëveshjet e quajtuara teknike, si ajo e menaxhimit të integruar të kufijve, dhe e përfaqësimit dhe bashkëpunim rajonal, nuk janë të njohura për të rinjtë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Përderisa marrëveshjet për diplomat, lëvizjen e lirë dhe telekomunikacionin janë më të njohura, vetëm 2% e të rinjve serbë janë deklaruar se nuk do t’iu pengonte njohja e pavërësisë së Kosovës si rezultat i marrëveshjes finale, e të gjithë të rinjtë shqiptarë pohuan se Serbia dua ta njoh pavarësinë e Kosovës. Anketa e Këshillit për të Drejtat e Njeriut u zhvillua në kuadër të projektit “Lugina e Preshevës në prizmin e dialogut Kosovë – Serbi”, projekt i mbështetur nga fondacioni “Rockfeller brother fund”.

COMMENTS