Komunat e Preshevës dhe Bujanocit, si të getoizuara për momentin, kanë nevojë për qarkullim pa barriera (pakufij) me Kosovën dhe anasjelltas si dh
Komunat e Preshevës dhe Bujanocit, si të getoizuara për momentin, kanë nevojë për qarkullim pa barriera (pakufij) me Kosovën dhe anasjelltas si dhe për një treg të përbashkët pune.
Poashtu, autostrada që do ta lidhte Luginën me Gjilanin dhe Prishtinën është imperativ i kohës.
Kur në Gjilan arrihet për 15 -20 minuta apo në Prishtinë për 40-45 minuta, vetëm atëherë mund të flasim për mirëqenie edhe në Luginë.
Punëtorët dhe bizneset nga Bujanoci dhe Presheva mund t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore në këto dy qendra të mëdha kosovare dhe pasdite të kthehen në shtëpitë e tyre.
Kështu funksionon në 90 përqind të Evropës Perëndimore, sepse krahas infrastrukturës së zhvilluar, për të vajtur në punë në distancat 40, 50 apo 80 kilometra nuk paraqet asnjë problem.
Janë “ëndërra në p…” zonat e proklamura industriale në Bujanoc e Preshevë nga politikanët e aq më tepër investimet potenciale të huaja.
Çfarë logjike ka që një investitor i huaj të investoj në Bujanoc apo Preshevë, rajon ky me rreth 50 mijë banorë, kur produktin e tij duhet ta plasojë në rajone të paktëm dhjetëfish më të mëdha.
Në anën tjetër, pritja për inkuadrim në BE është vetëm edhe një ëndërr tjetër koti me shumë ngjyra.
Bazuar në deklaratën e paradokohshme të presidentit francez, Emanuel Macron, kushedi edhe sa korridore duhet kaluar për t’u bërë pjesë e BE-së çfarë e njohim sot.
Me një fjalë, ai la të kuptohet se mund të ketë një BE si në ligat e futbollit: BE 3, BE 2, BE 1 dhe BE origjinali.
Kështu që mendoj se Edi Rama se ka keq. Ai duket të jetë vizionari më largëpamës i politikës shqiptare në rajon. Më vie mirë që edhe Dritani (Abazoviqi) po shkon rrugës së tij.
Nuk e di sa kemi kohë me humbur m’i drejtuar “kujat” e Ukrainës dhe Rusisë e njejtë edhe me shëru paranojën se ky është një projekt i “Serbisë së madhe”.
Nëse vazhdojmë me logjikën e deritanishme të trembjes nga idetë kreative, atëherë mund të kemi “Shqipërinë e madhe” por vetëm me shqiptarë brenda Gjermanisë dhe një “Shqipëri origjinale “ vetëm brenda vijës bregdetare.
COMMENTS