HomePolitikë

Kamberi takohet me komunitetin shqiptar në Dallas

Deputeti Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Dallas, me të cilët ka biseduar për mënyrat e forcimit të ba

1000 libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat lokale
Edhe një protestë në Luginë
“Po mendojmë globalisht por do të veprojmë në nivel lokal dhe rajonal”

Deputeti Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Dallas, me të cilët ka biseduar për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe kontributit të diasporës për Luginën e Preshevës.

“Dje pata kënaqësinë të takohem me pjesëtarë të komunitetit shqiptar këtu në Dallas – njerëz punëtorë, të mirëorganizuar dhe të përkushtuar, që me punën dhe sukseset e tyre nderojnë kombin kudo që jetojnë”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se ky komunitet është shembull i integrimit pa humbur identitetin dhe i solidaritetit që nuk njeh kufij.

Në takimet e zhvilluara, janë ndarë ide për përfshirjen e diasporës në ndërkombëtarizimin dhe avokimin e çështjes së Luginës, si dhe në promovimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve në këtë rajon.

Deputeti Kamberi ka falënderuar për mikpritjen tradicionale shqiptare dhe për përkushtimin e komunitetit në mbështetje të iniciativave që lidhen me të ardhmen e Luginës së Preshevës.

COMMENTS