Deputeti Shaip Kamberi ka bërë të ditur se është nisur drejt Uashingtonit, në një moment që e ka cilësuar vendimtar për shqiptarët e Luginës së Pr

Deputeti Shaip Kamberi ka bërë të ditur se është nisur drejt Uashingtonit, në një moment që e ka cilësuar vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sipas tij, pas miratimit të ligjit H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga kongresisti Keith Self (Republikan, Teksas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara.
Kamberi thekson se gjatë qëndrimit në Uashington do të ketë angazhime të drejtpërdrejta me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan, në takime ku do të formësohet qasja amerikane ndaj çështjes së Luginës së Preshevës.
“Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike – është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë”, ka deklaruar ai.
Në këtë kontekst, deputeti Kamberi ka shprehur falënderime të veçanta për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi, për organizatën Albanians for America, për Gino Mulliqin, për shqiptarët e Teksasit, për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe për Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se mbështetja e tyre e përbashkët po e bën të mundur këtë avokim ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
COMMENTS