HomePolitikë

KAMBERI: NËNSHTRIMI NUK ËSHTË RRUGA E DUHUR

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk beson në politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të qenë partner me të, ngase

Në çerdhen “Gëzimi ynë” edhe dy paralele në gjuhën shqipe?
Bujanoci do të punojë për ngritjen e cilësisë në arsim
Punësimi në Administratën Tatimore në Bujanoc shkakton reagime

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk beson në politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të qenë partner me të, ngase sipas tij, më shumë do të jemi të shtypur si kolektiv.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi është shprehur se nuk është zgjidhje nënshtrimi ndaj politikës së tij por rezistenca.

Postimi i Kamberit:

Disa po thonë se politika ime në parlament nuk ka sjellur zgjidhje të problemeve.

Thonë se alternativa është të jemi më konstruktiv, bashkëpunues dhe partner me pushtetin e Vuçiqit për të “nxjerrë diçka”.

Unë nuk besoj në këtë politikë.

Më bind edhe më shumë fakti se kur ata që zgjodhën bashkëqeverisjen, konstruktivitetin dhe partneritetin me pushtetin e Vuçiqit, nuk zgjidhen asnjë problem.

Madje besoj thellësisht se sa më shumë i nënshtrohesh pushtetit të Vuçiqit, mund të fitosh favore personale, por aq më shumë të shtyp si kolektiv.

E sa më shumë reziston dhe përballesh me te, aq më shumë ke shpresë për zgjidhje.

Vazhdojmë!

COMMENTS