HomePolitikë

Kamberi: Edhe një përgjigje nga Brukseli: BE po ndjek nga afër trajtimin e shqiptarëve në Luginë

"Shqiptarët e Luginës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në institucionet ndërkombëtare, e veçanërisht në ato të Bashkimit Evropian". Kësht

Fejtoni: Një tregim serbo- shqiptar: Marrëveshja e Kumanovës dhe formimi i ZTS-së (Pjesa 20)
Seanca e 13 e Këshillit Komunal të Bujanocit
Koreografia protestuese: Pas tifozëve, sot edhe drejtuesit e KF Tërnoci në polici

“Shqiptarët e Luginës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në institucionet ndërkombëtare, e veçanërisht në ato të Bashkimit Evropian”.

Kështu shprehet deputeti Shaip Kamberi i cili ka publikuar përgjigjen zyrtare që ka marrë nga Komisionerja për Zgjerim në BE,  Marta Kos, e cila nëpërmjet një letre ka konfirmuar se trajtimi i pakicave në Serbi po monitorohet me vëmendje nga Brukseli.

Në letrën e saj, Komisionerja Kos thekson rëndësinë e Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim – që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore – dhe përmend detyrimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi.

Ajo ka adresuar gjithashtu edhe çështjen e “pasivizimit të adresave”, një praktikë që ka prekur mijëra shqiptarë në Luginë të Preshevës. Kos ka potencuar se në raportin e BE-së për Serbinë për vitin 2024, është nënvizuar nevoja që autoritetet serbe të japin më shumë sqarime për verifikimin e adresave, veçanërisht për rastet kur jugu i Serbisë mund të jetë i veçuar apo i shënjestruar në mënyrë të padrejtë.

Pjesë nga përgjigja e Komisioneres Marta Kos:

I nderuar z. Kamberi,

Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar.

Me respekt të veçantë,

Marta Kos

COMMENTS