HomePolitikë

Kamberi dhe Memeti propozohen për anëtarë të komisioneve parlamentare në Kuvendin e Serbisë (dokument)

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë vazhduar sot seancën e parë të legjislaturës së re, në të cilën pritet të zgjidhen anëtarët e komisioneve parl

Univeristeti i Tiranës: Pa tarifë shkollimi për studentët e Luginës
PD rreth procesit zgjedhor
Akuzë e re e APN-së në drejtim të PVD-së

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë vazhduar sot seancën e parë të legjislaturës së re, në të cilën pritet të zgjidhen anëtarët e komisioneve parlamentare dhe të delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare, raporton FOLonline.

Në sallë janë të pranishëm 196 deputetë, me çka është konstatuar se ekziston kuorumi për zhvillimin e seancës.

Në propozim-vendimin për përbërjen e komisioneve parlamentare janë përfshirë edhe dy deputetët shqiptarë, Shaip Kamberi dhe Visar Memeti.

Sipas dokumentit të datës 24 nëntor 2026, të dorëzuar nga kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, Shaip Kamberi është propozuar për anëtar të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Barazi Gjinore.

Ndërkaq, Visar Memeti është propozuar për zëvendësanëtar të Komisionit për Kulturë dhe Informim.

Në propozim-vendimin që përfshin përbërjen e gjithsej 20 komisioneve parlamentare, emrat e dy deputetëve shqiptarë figurojnë vetëm në këto dy komisione.

Vendimi përfundimtar për përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të merret gjatë kësaj seance./FOLonline/

COMMENTS