HomeNë fokus

Kamberi: “Bota serbe” nuk është projekt kulturor por politik

Deputeti popullor, Shaip Kanberi, ka komentuar Deklaratën e Parlamentit të Serbisë ku kërkohet mbrojtja e të drejtave të  serbëve në shtetet e raj

Delegacioni nga Lugina përfundon vizitën në SHBA, niset drejt vendlindjes
Përshtypjet e kryetarit të KKSH-së për festivalin „Mirëdita-Dobar dan“
Arifi në takim me maturantët e Preshevës

Deputeti popullor, Shaip Kanberi, ka komentuar Deklaratën e Parlamentit të Serbisë ku kërkohet mbrojtja e të drejtave të  serbëve në shtetet e rajonit.

Kamberi, thekson se Deklarata është pasojë e “Saborit gjithëserb” dhe që ka për qëllim shkaktimin e krizave në  shtetet përreth.

Postimi i tij:

Në seancën e parë të jashtëzakonshme të parlamentit serb në këtë përbërje, sot, pikë e parë u shtrua vendimi për aprovimin e “Deklaratës për mbrojtjen e të drejtave nacionale dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të populit serb” të aprovuar fillimisht në “Saborin gjithë serb”, të mbajtur më 8 qershor të këtij viti.

Si dokument politik e propagandistik, Deklarata, shpreh qëndrimin imperialist të politikës aktuale serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duke vazhduar me ngulm mohimin e realitetit aktual, marrëveshjeve të arrituara me Kosovën, dhe duke vazhduar të ndjekë politikat imperailiste serbe ndaj Kosovës dhe vendeve tjera në rajon.

“Bota serbe” nuk ësht projekt kulturor, por, thjeshtë politik me aspirata territoriale ndaj fqinjëve, që, nëse nuk merr përgjigjen e duhur ndërkombëtare do të shkojë drejt Luftës së tretë Ballkanike.

Serbia, si një shtet heterogjen, popullsinë e të cilit me 20 për qind e përbjnë pjesëtarët e pakicave, ndërkohë që në kuadër të strategjisë politike imperialiste “Bota serbe” tenton të përdorë pakicën serbe në BeH, Mal të Zi e Kosovë për të shkaktuar kriza, vazhdon të mbetet i vetmi shtet në rajon që me ligj ndalon përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare të pakicave nacionale, ndjek politika diskriminuese ndaj pakicave veçmas ndaj shqiptarëve, dhe në të cilin gjuha e urrejtjes, ksenofobia e fashizmi i hapur ndaj shqiptarëve janë bërë përditshmëri.

Në parlamentin serb, iniciativat, që bashkë me deputetët e SDA kam paraqitur për më tepër se një vit,vazhdojnë të mbeten peng (Ligji për pakicat, Ligji për Gjykatat, Ligji për simbolet kombëtare dhe Rregullorja e Kuvendit republikan), ndërkohë që për pakicën e vet organizon seancë të jashtëzakonshme për të aprovuar Deklaratën politike, për të “mbrojtur të drejtat e popullit serb”, i cili, në realitet, kudo që jeton, edhe ashtu është i privilegjuar.

COMMENTS