HomeSport

Ju prezantojmë: Leart Veseli, futbollist me një perspektivë të ndritshme

Dëshira më e madhe e Leart Veselit, nga Nesalca e Bujanocit, që në fëmijëri ka qenë futbolli. Ai filloi të merret me këtë sport që në moshën 6-

Cakaj takon Kamberin
Arifi në gjykatë për vendosjen e flamurit
Rreth 732.000 euro për shqiptarët e Luginës nga Qeveria e Kosovës

Dëshira më e madhe e Leart Veselit, nga Nesalca e Bujanocit, që në fëmijëri ka qenë futbolli.

Ai filloi të merret me këtë sport që në moshën 6-vjeçare, duke qenë fillimisht pjesë e KF Lugina. Në këtë klub qëndroi për plot tre vite, derisa me pjesëmarrjen në turne të shumtë në Shqipëri ra në sy talenti i tij i veçantë.

Pas tre vitesh, Learti vazhdoi rrugëtimin e tij sportiv në KF Tërnoci, klub ky me traditë, ndërsa edhe për të nisi gjithçka të ndryshojë. Ai filloi të punojë edhe më fort, të stërvitet me përkushtim dhe si anëtar i klubit të marrë pjesë në ligat e grupmoshave në Serbi.

Për një kohë të gjatë ishte kapiten i gjeneratës së tij, duke u dalluar për shpirt luftarak dhe përgjegjësi në lojë.

Pozicioni i tij është mesfushor, dhe në pothuajse çdo ndeshje kontribuonte për ekipin me asistime, gola ose të dyja bashkë.

Edhe me KF Tërnocin, Learti mori pjesë në turne të ndryshëm në Shqipëri, ku nuk munguan as titujt e fituesit të tyre, ndërsa vet ai ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Puna e madhe e dëshmuar nga ai, së bashku me trajnerët e tij, filloi të japë rezultatet e veta, gjë që u vërtetua me ftesën nga Kombëtarja e Kosovës U15.

Learti zhvilloi disa ndeshje dhe tregoi paraqitje shumë të mira.

Pas një periudhe katërvjeçare në KF Tërnoci, Leart Veseli kaloi te klubi i qytetit të Gjilanit, FC Drita.

Aktualisht është pjesë e grupmoshës U17, ku po vazhdon të tregojë statistika të shkëlqyera dhe paraqitje premtuese.

Ky ka qenë një udhëtim i gjatë, por i ndërtuar me punë, përkushtim dhe shumë mund.

Një gjë është e sigurtë. Para Leartit në horizont shihet një perspektivë e ndritshme. Nuk do të jetë habi që një ditë ta shohim në ndonjë klub me renome, e pse jo të veshë edhe fanellën e ekipit të parë, qoftë të Kosovës apo të Shqipërisë.

 

COMMENTS