Përkthimi në shqip i deklaratës së ambasadorit, JanBraathu: Si Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi dëshiroj të inkurajoj të gjithë qytetarë
Përkthimi në shqip i deklaratës së ambasadorit, JanBraathu:
Si Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi dëshiroj të inkurajoj të gjithë qytetarët e Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
Regjistrimi është një mjet shumë i rëndësishëm për shtetin të përpilojë politika publike dhe shërbime në bazë të strukturës së popullsisë.
Nëse qytetarët i ndihmojnë autoriteteve të kenë një fotografi të saktë të popullsisë, shërbimet e ndryshme për shkolla, spitale, zjarrfikësit dhe infrastrukturat tjera të përgjithshme mund të planifikohen më mirë dhe përshtaten nevojave të bashkësive tuaja dhe komunave tuaja.
Regjistrimi mbledh informacione të shumta, duke filluar nga struktura gjinore, mosha por edhe përkatësia etnike.
Deklarimi i përkatësisë etnike është në baza vullnetare, gjë që është në linjë me standardet e OSBE-së për vetë-identifikim, si një parim kyç i të drejtave themelore njerëzore.
Ashtu siç thuhet në Dokumentin e Kopenhagën-it nga viti 1990: “t’i përkasësh një pakice kombëtare është një çështje dhe zgjedhje personale dhe kjo nuk guxon të ketë asnjë dëm për personin në ushtrimin e kësaj të drejte”.
Sikur edhe aspektet tjera të regjistrimit të popullsisë, edhe të dhënat mbi përkatësinë etnike mbesin plotësisht anonime, prandaj ky deklarim varet krejtësisht nga vullneti juaj për t’u vetë-identifikuar.
Madhësia e popullsisë së një pakice kombëtare, ashtu siç arrihet në regjistrimin e popullsisë, vendos edhe për lartësinë e fondeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare, që janë të dizajnuara për të ruajtur identitetin kulturor të një grupi të caktuar.
Prandaj unë inkurajoj pjesëmarrjen tuaj dhe bashkëpunimin tuaj me regjistruesit si dhe me institucionet që e zbatojnë këtë proces.
Ju faleminderit shumë dhe ju dëshiroj regjistrimin të suksesshëm.
COMMENTS