HomeShoqëri

Intensitet i shtuar i komunikacionit gjatë vikendit nëpër Serbi

Gjatë këtij vikendi pritet rritje e ndjeshme e intensitetit të komunikacionit nëpër rrugët e Serbisë, për shkak të sezonit të pushimeve të Krishtl

Mbështetje financiare për studentët nga Lugina që studiojnë në Kosovë
33 të punësuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, po shqiptarë?
Nuk kalon kërkesa e KSHL-së për rivotim në Tërrnoc (dokument)

Gjatë këtij vikendi pritet rritje e ndjeshme e intensitetit të komunikacionit nëpër rrugët e Serbisë, për shkak të sezonit të pushimeve të Krishtlindjeve si dhe vitit të ri. Sipas paralajmërimeve, pritet fluks i shtuar i udhëtarëve nga vendet perëndimore nëpër Serbi.

Për momentin, në pikat kufitare në hyrje të Serbisë nuk ka tollovi të theksuara. Pritjet aktuale janë deri në 30 minuta, ndërsa intensiteti i qarkullimit pritet të rritet gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa sipas të dhënave të AMSS-së, është hequr edhe mjegulla që ishte e pranishme në orët e mëngjesit. Gjithashtu, nuk raportohet për kolona apo vonesa në pikat e pagesës rrugore.

Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje ngasësve të veturave për kujdes të shtuar, sidomos në ura, kthesa dhe segmente rrugore ku kushtet mund të ndryshojnë papritur. Respektimi i sinjalizimit rrugor dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës mbeten thelbësore për një udhëtim të sigurt.

Më poshtë foto nga vendkalimi kufitar Horgosh dhe harta e qarkullimit nëpër Serbi. (Burimi AMSS)

COMMENTS