Fshati Maltërrnoc të ngjanë me fshatrat e zonave që shtrihen nën Alpet zvicerane. I ndodhur nja 7 kilometra larg qendrës komunale, Bujanocit, ky
Fshati Maltërrnoc të ngjanë me fshatrat e zonave që shtrihen nën Alpet zvicerane.
I ndodhur nja 7 kilometra larg qendrës komunale, Bujanocit, ky fshat ka një peisazh të jashtëzakonshëm qoftë në stinë të verës ashtu edhe asaj të dimrit.
Edhepse shumica e banorëve viteve të fundit kanë migruar drejt Kosovës e Perëndimit, fshatit s’i ka humbur hijeshia.
Kullosat e gjëra e të gjata që përshkojnë terenin kodrinoro-malorë, frutat e llojllojshme, bagëtitë që ushqehen dhe që prodhojnë produkte bio, janë prehje për banorët e mbetur.
Megjithatë, xhamia e ndërtuar viteve të fundit i’a shton bukurinë magjepëse fshatit Maltërrnoc.
Por, kjo xhami ka një zot shtëpie. Ai është hafëz Ibrahim Demiri nga Tërrnoci.
Për të fshatarët kanë vetëm se fjalë miradie.
„ Për 30 vjet nuk na ka lënë asnjëherë. As në borë, as në shi e as në vapën përvëluese të diellit të verës „, shprehet njëri nga fshatarët i cili kishte ardhur për t’u falur në Natën e Kadrit.
„ Hallall i qoftë hoxhës, me ne ka qenë si para ashtu edhe pas luftës. Nuk ka shiku a me pagesë a pa pagesë, xhematin s’e ka lënë“, ndërhynë tjetri paksa më i moshuar.
Hafëz Ibrahim Demiri ishte edhe njëri ndër bashkorganizatorët e inciativës për ndërtimin e xhamisë së re e cila u realizua falë ndihmës së diasporës.
Tash xhemati ka kushte shumë më të mira.
Por, mbi të gjitha imami i saj është më meritori, jo vetëm për jetën fetare, por edhe për atë shoqërore të fshatit.
Në Natën e Kadrit banorët kishin dalë në numër më të madh në xhami, madje kishin ardhur edhe nga tjerat vende.
Përveç se kohë për falje ishte edhe çmallje me hafëz Ibrahimin!
COMMENTS