HomeKoronavirusi

Hapen tregjet, Situata e Jashtëzakonshme mbetet në fuqi

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për zbutjen e mëtejme të masave që ishin në fuqi deri më tash.

Zyrtarët komunal pas dy ditëve dalin në terren
Behluli: Ka disa arsye pse s’po arrijnë mjetet e premtuara nga Kosova, kjo është mënyra se si t’i transferojmë ato
Takohen drejtuesit e Kamenicës dhe Bujanocit


Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për zbutjen e mëtejme të masave që ishin në fuqi deri më tash.
Risi e vendimeve të reja është hapja e tregjeve të gjelbërta dhe atyre të kafshëve, raporton FOLonline.
Është rekomanduar që aktiviteti i tregjeve të zhvillohet vetëm në brendi të hapsirave të kufizuara e assesi në rrugë apo trotuare.


Poashtu, është kërkuar nga Inspektoriati komunal që në mënyrë strikte të kontrollojë zbatimin e masave kufizuese për hapsirat e tregjeve por edhe të atyre epidemiologjike.
Në zbatimin e masave është kërkuar edhe asistimi i N.P. Komunalia dhe i policisë lokale.

COMMENTS