HomeKronikë

Gjithçka që dihet deri më tash për djegien e shtëpisë në Tërnoc, zjarri fillimisht kishte shpërthyer në ballkon

Pak orë pas zjarrit i cili kaploi një shtëpi në lagjen e strukarve në Tërrnoc, kanë filluar të zbardhen disa detaje të reja. FOLonline nga buri

Një muaj me aktivitete kulturore shqiptare në Luginë dhe Sanxhak, nën moton “Veç Shqip”
Zjarri në spitalin e Vranjës, nuk ka të lënduar (foto&video)
Masat në fuqi edhe këtë vikend

Pak orë pas zjarrit i cili kaploi një shtëpi në lagjen e strukarve në Tërrnoc, kanë filluar të zbardhen disa detaje të reja.

FOLonline nga burimet e veta policore ka arritur të marrë vesh se dyshohet që zjarri në fillim kishte shpërthyer në ballkonin e shtëpisë për tu shpëndarë më pas edhe në hapsirat tjera.

Ky informacion u sigurua pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes nga inspektori i kriminalistikës, tekniku i forenzikës dhe inspektori kundër zjarreve.

Megjithatë, detajet tjera do të sqarohen pas deklaratave të familjarëve të cilët për momentin janë nëpër spitale.

Ndërkohë, si pasojë e këtij zjarri, sipas familjarëve, djegie të shkallës së rëndë ka pësuar një grua 53 vjeçe e cila ndodhet për kurim në spitalin e Nishit, gjendja shëndetësore e së cilës paraqitet të jetë serioze . Në të njejtin spital ndodhet edhe bashkëshorti i saj i cili nuk ka lëndime aq serioze, kurse djali i tyre ndodhet në spitalin e Vranjës. Edhe ky i fundit nuk ka pësuar lëndime serioze.

Siapas të afërmëve, në momentin e shpërthimit të zjarrit, brenda shtëpisë ndodheshin katër anëtarë të familjes: kryefamiljari me bashkëshorten e tij, djali i tyre dhe nipi.

Zjarri shpërtheu diku rreth orës 15:00 ndërsa në vendngjarje shumë shpejt kishin arritur ekipet e zjarrëfikësve, ndihmës së shpejt dhe të policisë.

COMMENTS