HomeShoqëri

Gipa me aksionin e radhës, por përse përskaj varrezave?

  Mëngjesi i ditës së sotme Nagip Tashin e gjeti pranë varrezave të fshatit Tërrnoc. Ai nuk po merrte pjesë në ndonjë ceremonial vorrim por

KRYEBASHKIAKU I TIRANËS ERION VELIAJ SHPALLET QYTETAR NDERI I KOMUNËS SË BUJANOCIT
Një portret mbi inxhinierin e gjeodezisë, Duan Salihu
Vetëm Open Balkan dhe autostrada Luginë-Prishtinë që na shpëton paksa

 

Mëngjesi i ditës së sotme Nagip Tashin e gjeti pranë varrezave të fshatit Tërrnoc.

Ai nuk po merrte pjesë në ndonjë ceremonial vorrim por i ishte qasur aksionit të radhës.

Trotuarin përskaj, Gipa po e shfrytëzonte për të pikturuar ca figura e që fëmijëve tërnocas mund t’i shërbejnë për të lozur lojëra në lëvizje.

“ Nga vajtje-ardhja për në shkollë, shkuarja në shitore, shëtitja me prindër…. mund t’i shërbejë secilit fëmijë për të luajtur një lojë në lëvizje”, shprehet Tashi.

Ai thotë se materialin për këtë aksion e ka siguruar me mjetet e veta, por thotë se kjo nuk i paraqet problem.

Gipa më tepër hatërmbetje ka me bashkëvendësit të cilët rrallëher i përgjigjen aksioneve.

“ Për këtë qëllim kam zgjedhur vendin pranë varrezave, ndoshta këta nga ana tjetër “çohen” më ndihmojnë”, shprehet me ironi ai.

Sipas tij, kjo ka edhe një simbolikë tjetër.

“ Për varreza dhe për të shkuarën, për rite fetare,…njerezit janë dorëshlirë, kurse për të ardhmen pak kush mendon”-thotë Gipa.

Megjithatë, Nagip Tashi, thotë se aksionet nuk do t’i ndal asnjëherë.

“Ky trotuar po vizatohet dhe pikturohet për fëmijët, dhe ata janë e ardhmja jonë. Për moshët e reja jam në gjendje të jap gjithçka nga vetja, andaj edhe nuk do të ndalem”, thekson Tashi.

COMMENTS