HomeShoqëri

Forcimi i bashkëpunimit akademik për studentët e Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, ka pritur sot në një takim Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, P

Ndahet nga jeta dr.Adnan Ahmedi
Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Ambasadorët në takim me përfaqësuesit e KKSH-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, ka pritur sot në një takim Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Jaho Cana, me të cilin ka diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e lidhjeve akademike në mbështetje të studentëve nga Lugina e Preshevës.

Rexhepi ka vlerësuar lart kontributin e Rektorit Cana në përkrahjen e vazhdueshme të studentëve nga kjo trevë, duke e cilësuar mbështetjen e tij si të çmuar dhe të domosdoshme për të ardhmen e të rinjve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në ambientet e KKSh-së është dorëzuar edhe diploma e parë e masterit për studenten nga Lugina, Mimoza Kadriji, një moment i rëndësishëm që shënon fillimin e një rrugëtimi të ri profesional dhe akademik.

Ky proces është bërë i mundur falë mbështetjes së Ambasades së Republikës së Shqipërisë në Beograd, e cila ka treguar përkushtim të veçantë në mbështetje të rinisë së Luginës së Preshevës.

 

COMMENTS