Themeluesi i Fondacionit humanitar “Spektri dhe Miqtë”, Nexhat Behluli, ka bërë të ditur se ky fondacion është gjobitur tri herë gjatë dy viteve t

Themeluesi i Fondacionit humanitar “Spektri dhe Miqtë”, Nexhat Behluli, ka bërë të ditur se ky fondacion është gjobitur tri herë gjatë dy viteve të fundit nga Gjykata Ekonomike në Leskovc.
Sipas tij, bëhet fjalë për gjoba në vlerë prej 72.000 dinarësh (rreth 600 euro) secila, të shqiptuara për çështje që lidhen me lëshime administrative.
“Brenda dy viteve të fundit, Fondacioni ‘Spektri dhe Miqtë’ është gjobitur tri herë me nga 72.000 dinarë për lëshime administrative,” ka deklaruar Behluli në reagimin e tij publik.
Ai thekson se këto masa po i vlerëson si të rënda dhe se, sipas tij, raste të ngjashme trajtohen ndryshe kur bëhet fjalë për subjekte të tjera të etnive tjera (joshqiptarë).
Behluli ka bërë të ditur se, pavarësisht gjobave, Fondacioni do të vazhdojë aktivitetin e tij humanitar. Në këtë kontekst, ai ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit që të kontribuojnë në mënyrë simbolike për pagesën e gjobës.
“Ftesa për kontribut simbolik nuk lidhet me pamundësi financiare, por me idenë që Fondacioni të vazhdojë punën e tij me mbështetjen e komunitetit,” ka theksuar Behluli.
COMMENTS