HomeKoronavirusi

Fletparaqitje në prokurori për dy lokale në Bujanoc, tejkaluan kufizimin e orarit të punës

Në seancën e sotme të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme pati disa vërejtje nga të pranishmit se nuk po respektohen masat e ndërmarra në

Fjala e redaktorit: Rrjedhat politike në Luginë gjatë vitit 2025: Bujanoci me zgjedhje të parakohshme, Presheva me ndryshime në qeverisje?
Vetëm Open Balkan dhe autostrada Luginë-Prishtinë që na shpëton paksa
Bujanoci me kryeshef të ri të administratës lokale, me komision të ri për projekte nga sporti, me xhirollogari të re devizore….


Në seancën e sotme të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme pati disa vërejtje nga të pranishmit se nuk po respektohen masat e ndërmarra në territorin e komunës së Bujanocit.
Megjithatë, këto pohime i demantoi kryeshefi i Inspektoriatit Komunal, Metin Ramizi i cili paraqiti raportin e departamentit që ai e drejton, raporton FOLonline.
Ramizi tha se ndaj pronarëve të dy lokaleve të karakterit hotielierik ( lokale me muzikë )“ Te Xhafa „ dhe „ Aida „ policia ka paraqitur fletparaqitje tek prokurori publik në Bujanoc për shkak të mosrrespektimit të orarit të punës.
„ Është konstatuar se lokalet në fjalë, me rastin e kontrollit, rreth orës 23.00, më 4 gusht, kanë qenë akoma të hapura duke mosrespektuar kufizimin kohor të masave „, ka theksuar Ramizi.
Poashtu, Ramizi ka potencuar se masa janë marrë edhe ndaj disa lokaleve tjera në territorin e komunës dhe ndaj idividëve për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse.

COMMENTS