HomeEditorial

Fjala e redaktorit: Rrjedhat politike në Luginë gjatë vitit 2025: Bujanoci me zgjedhje të parakohshme, Presheva me ndryshime në qeverisje?

Rrjedhat pilitike në Luginë, gjatë vitit në të cilin sapo kemi shkelur, mund të marrin kahje të ndryshme. Në varësi të interpretimeve, ato mund

Arifi në vizitë ndërmarrjeve private, premton mbështetje
Shënohet 23 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së, nderohen dëshmorët
Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi

Rrjedhat pilitike në Luginë, gjatë vitit në të cilin sapo kemi shkelur, mund të marrin kahje të ndryshme.

Në varësi të interpretimeve, ato mund të konsiderohen si destabilizime politike apo gjëra të cilat janë të natyrshme të ndodhin.

Qeverisja aktuale në Bujanoc, muajve të fundit të 2024-ës, ka qenë më e përfolura në dekadën e fundit.

Edhepse bëhet fjalë për një komunë të përzier etnikisht, konfiguracioni i saj ka zgjuar shumë diskutime.

Por, sa mund të zgjas kjo përbërje?

Vet kryetari i komunës, në njërën nga deklaratat e fundvitit, ka shprehur pakënaqësinë e tij me sjelljen e Qeverisë qendrore në raport ndaj asaj lokale.

Si shkas, njeriu i parë i Bujanocit, ka përdorur ndarjen e mjeteve nga rezerva buxhetore.

Ndoshta edhe pa këtë fakt, në kreun e Alternativës për Ndryshim, vitin 2025 e shohin si mjaft të volitshëm për zgjedhje të parakohshme lokale në Bujanoc.

Në qarqet e këtij subjekti, ka javë që flitet se zgjedhjet brenda këtij viti do t’i kishin kovenuar pikërisht atyre.

Ndoshta, mundësinë për zgjedhje të reja do ta kishin përkrahur edhe subjektet tjera politike, sidomos ato shqiptare që aktualisht janë në opozitë.

Nëse APN vetvetiu tëthiqet nga koalicioni aktual, shtrohet pyetja se a mund të ndërtohet një tjetër koalicion me forca tjera.

Matematiksiht edhe mundet, por këtu pastaj vie në konsideratë legjitimiteti, e sidomos zhurma e deridjeshme e oponentëve opozitarë ndaj elementit nacional.

Marrë në përgjithësi, zgjedhjet do të ishin opsioni më i mirë për palët.

Për dallim nga Bujanoci, në Preshevë mund të ketë përmbysje të njërit krah të pushtetit me zëvendësim të akterëve.

Edhepse koalicioni i fundit është ndërtuar në Prishtinë, i ardhshmi mund të dizajnohet në Beograd.

Sado që për dikë kjo duket e paimagjinueshme, proceset që pritet të ndodhin mund të çojnë tek ky epilog.

Përzierja e strukturave shtetërore tek qeverisja në Preshevë është fakt që mund të realizohen që në pjesën e parë të vitit 2025.

Për këtë ka një sërë faktorë që mund të ndikojnë, ndërsa shkas mund të jenë disa procese të karakterit juridik.

(De)Stabilizimet politike në Bujanoc dhe Preshevë s’do mend se mund të reflektohen edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Çdo lëvizje tek nivelet lokale, me automatizëm prek KKSH-në.

Si element tjetër për rikonfigurime në këtë institucion mund të jetë edhe menaxhimi i fondit të Kosovës.

Fërkimi i duarve për fondin në fjalë mund ta shpie KKSH-në në një dimension tjetër qeverisës.

Dhe e fundit, mundësia e zgjedhjeve parlamentare.

Pa marrë parasysh protestat e çdoditshme, të gjitha anketat e nxjerrin presidentin Vuçiq dhe SNS-in si forca më me popullaritet në Serbi.

Këto të dhëna mund ta shpiejnë Vuçiqin që të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare nga e cila do të dal një qeveri e afatizuar deri në vitin 2027 kur edhe skadon mandati presidencial.

Një opozitë e papërgatitur dhe e ç’orientuar mund t’ja sigurojë SNS-it një gjysëm mandati deri në garën e madhe të 2027-ës.

Mundësia e këtyre zgjedhjeve mund ta gjejë sërish Luginën në konfrontime të panevojshme rreth listës së (pa)unifikuar.

Shikuar nga këndi analitik, viti 2025 mund të jetë me plot të (pa) pritura në skenën politike.

COMMENTS