HomeEditorial

Fjala e redaktorit: Ratko Mlladiq, hero apo kriminel?

Për pjesën dërmuese të popullit serb, ish komandanti i Ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është një hero. Ai cilësohet si krijues dhe

APN me një këmb jasht koalicionit në Bujanoc
Takim kordinues rreth Zonës Industriale në Preshevë
Reagon Pajaziti: Nuk është reaguar me kohë për parandalimin e pasivizimit të adresave

Për pjesën dërmuese të popullit serb, ish komandanti i Ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është një hero.

Ai cilësohet si krijues dhe mbrojtës i Republikës Serbe.

Emri i tij vazhdon të brohoritet në stadiume, palestra dhe në tubime tjera të qytetarëve.

Portretet dhe muralet me figurên e tij  akoma shtrihen në shumë qytete të Serbisë dhe Republikës Serbe.

Shumë rrugë mbajnë emrij e tij.

Për drejtësinë dhe opinionin ndërkombëtar ai është një kriminel lufte i dënuar me vendim të prerë nga Tribunali i Hagës.

Nuk kam asgjë kundër glorifikimit të tij nga shumica e popullit që i përket.

Kjo tregon mungesën e guximit për  ballafaqim me të kaluarën dhe të vërtetën.

Pse mua nuk më bëjnë përshtypje as grafitet, as portretet, as emrat e rrugëve e as brohoritjet e emrit të tij?

Për mua ai mbetet një qyqar dhe frikacak i pashembull.

Ishte e lehtë të komandosh një ushtri e cila kishte trashëguar tërë armatimin e ish Armatës Popullore Jugosllave dhe ta përdorësh atë kryesisht ndaj civilëve.

Por një gjeneral i mirëfillt nuk do të fshihej më tepër se një dekadë nga drejtësia dhe nuk do të jetonte në mjerim të vërtetë gjatë asaj periudhe.

Aq më pak do duhej të dorëzohej por përfundimin duhej ta kishte si një ushtarak i vërtetë. Qoftë edhe duke i gjykuar vetes së tij.

Andaj, glorifikimi i një mjerani të këtillë është më tepër qesharak se sa serioz. Përfshirë edhe Bujanocin.

COMMENTS