HomeShoqëri

Fëmijët njihen me rregullat e komunikacionit, vizitojnë Autoshkollën „Lion“

Fëmijët nga Enti Parashkollor „Gëzimi ynë“ të prirë nga edukatorët e tyre kanë filluar me vizita në institucione dhe veprimtari tjera me qëllim të

Lutfiu: Serbët provokuan natën e Krishtlindjeve
Dëgjim në Kongresin Amerikan për Luginën (video)
Brnabiq: Të shtunën e ndryshojmë ligjin, të dielen i shpallim zgjedhjet

Fëmijët nga Enti Parashkollor „Gëzimi ynë“ të prirë nga edukatorët e tyre kanë filluar me vizita në institucione dhe veprimtari tjera me qëllim të njohjes bazike me profesione të ndryshme.

Në vazhdën e vizitave, një grup i fëmijëve kanë vizituar Autoshkollën „Lion“ në Bujanoc, për tu njoftuar me funksionimin e komunikacionit.

Të pajisur me jelekët sinjalizues, ata nga drejtuesit e kësaj autoshkolle u njoftuan me disa elemente fillestare të komunikacionit të cilat do t’i shërbejnë në jetën e përditshme.

Me këtë rast, u vë re kurreshtja e lartë e fëmijëve me funksionimin e komunikacionit, sidomos me rrolin e këmbësorëve në të.

COMMENTS